

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj bashkëbisedoi me studentët e Universitetit
Ai u shpjegoi studentëve mandatin dhe kompetencat e tij, duke vazhduar me punën dhe aktivitetet në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit po ashtu foli për historikun e themelimit të institucionit si dhe kornizën ligjore në fuqi dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Studentët gjithashtu patën mundësinë e parashtrimit të pyetjeve dhe bashkëbisedimit me Avokatin e Popullit.
Avokati i Populli vlerësoi studentët për interesimin për të drejtat e njeriut dhe rolin e IAP-së të shprehur nga pyetjet dhe nga diskutimi. Ai në veçanti ishte mirënjohes per Rektorin, z. Mentor Alishani dhe prodekanen znj. Adelina Rakaj për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në organizimin e këtij takimi.
-*-*-*-*-*-*-*
Ombudsman g. Naim Ćelaj razgovarao je sa studentima prava Javnog univerziteta „Ukshin Hoti“ u Prizrenu.
On je studentima objasnio svoj mandat i nadležnosti, nastavljajući sa radom i aktivnostima u zaštiti i unapređenju ljudskih prava.
Ombudsman je govorio i o istoriji osnivanja institucije kao io važećem zakonskom okviru i međunarodnim standardima koji garantuju zaštitu i poštovanje ljudskih prava.
Studenti su takođe imali priliku da postavljaju pitanja i razgovaraju sa Ombudsmanom.
-**-*–*-*-*-*
The Ombudsperson, Mr. Naim Qelaj, spoke with law students at the Public University “Ukshin Hoti” in Prizren.
He explained to the students his mandate and competencies, his work and activities in the protection and promotion of human rights.
The Ombudsperson also spoke about the history of the establishment of the institution as well as the legal framework in force and international standards that guarantee the protection and respect of human rights.
The students also had the opportunity to ask questions and talk with the Ombudsperson.




