Banka Qendrore e Kosovës: SHPALLJE PËR PRAKTIKANTË
Në kuadër të programit “Praktika profesionale me studentë” Banka Qendrore e Republikës së
Kosovës (BQK) shpall konkurs për pranimin e tetë (8) praktikantëve, me kohë të caktuar për një
muaj. Objektivi kryesor i këtij programi është që stafi profesional i BQK-së të ndaj përvojat me
studentët të cilët do të kryejnë këtë praktikë. Programi i praktikës për studentë u mundëson lidhjen
midis njohurive të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura.
Ky program zgjatë katër javë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë marrëdhënie formale pune me
BQK-në.
Studentët do të angazhohen drejtpërdrejt në realizimin e një projekti studimor për të vlerësuar
nivelin dhe strukturën e shpenzimeve të diasporës kosovare gjatë qëndrimit në Kosovë. Projekti
mbikëqyret nga Departamenti i Statistikës në BQK. Si pjesë e projektit, studentët do të zhvillojnë
anketa në terren në disa pika të përzgjedhura kufitare të Kosovës gjatë periudhës së verës 2024.
Njohuritë e kërkuara:
• Kandidatët duhet të jenë studentë në studime universitare ose në studime pasuniveristare,
në fushën e ekonomisë, statistikës, matematikës ose drejtime të ngjashme;
• Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe të punës ekipore;
• Përparësi kanë kandidatët që kanë njohuri të mira në zbatimin e teknikave moderne
statistikore, grumbullim të të dhënave dhe hulumtime statistikore;
• Përparësi kanë kandidatët që kanë njohuri të mira në aplikimin e softuerëve statistikor, si:
STATA, SPSS dhe softuerë të tjerë relevant.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
• Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim për “Programi i praktikës për studentë”;
• CV të detajuar;
• Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për praktikë në BQK;
• Lista e notave nga universiteti përkatës;
• Një letër referencë;
• Kopja e letërnjoftimit apo ndonjë dokumenti tjetër identifikues;
Procedura e aplikimit:
• Afati i fundit për aplikim është deri më 15 korrik 2024.
• Aplikimi mund të bëhet në e-mail adresën [email protected] ose përmes zyrës së
Arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
• Formulari i aplikacionit mund të shkarkohet përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
• Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.