

Bashkëpunimi kulturor dhe akademik në mes Universitetit të Prizrenit dhe DokuFest
Në ambientet e Universitetit të Prizrenit u zhvillua sot një takim mes rektorit Mentor Alishani dhe përfaqësuesve të DokuFest, z. Eroll Bilibani dhe znj. Zana Arapi.
Takimi u fokusua në përgatitjet për edicionin e pestë të Shkollës Verore Ndërkombëtare, si dhe në aktivitetet që do të shënojnë 25-vjetorin e DokuFest.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Universiteti i Prizrenit dhe DokuFest, me synim forcimin e lidhjeve akademike dhe kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe komunitetin artistik.
Rektori Alishani vlerësoi kontributin e DokuFest-it në jetën kulturore të Prizren, ndërsa përfaqësuesit e festivalit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta edukative dhe kulturore.







