

Colonel Lorenzo Mangia, viziton Universitetin e Prizrenit
Sot, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren pati kënaqësinë të presë në vizitë Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, Colonel Lorenzo Mangia.
Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit të universitetit.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet UPZ-së dhe KFOR-it italian, me fokus në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore, si dhe mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në jetën studentore dhe komunitetin lokal.
Rektori Alishani falënderoi Colonel Mangia për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që KFOR-i italian ka ofruar ndaj universitetit dhe qytetit të Prizrenit.
Në këtë kontekst, u theksua se së fundmi, në kuadër të Universitetit të Prizrenit është investuar edhe “Këndi Italian”, një hapësirë moderne e financuar nga KFOR-i italian, e cila do t’i shërbejë studentëve si vend për aktivitete studimore dhe kulturore.
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit dhe ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit.










