

Delegacioni i Ambasadës së Bangladeshit zhvillon vizitë zyrtare në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka pritur një delegacion zyrtar nga Ambasada e Bangladeshit në Gjermani, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit akademik, diplomatik dhe institucional ndërmjet dy vendeve.
Delegacioni u kryesua nga Ambasadori Muhammad Zulqar Nain, i cili shprehu interesimin për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, shkëmbimeve akademike dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.
Në takim morën pjesë edhe:
- Z. Tanvir Kabir, Këshilltar për Çështje Politike dhe Projekte në Ambasadën e Bangladeshit në Berlin,
- Z. Md. Abul Kalam, ish-konsulent i projektit të mikrofinancës për UNDP/UNOPS në Myanmar,
- Z. Güner Ureya, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik dhe akademik ndërmjet institucioneve të të dy vendeve.
Delegacioni u prit nga:
- Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar,
- Z. Përparim Avdullahu, U.D. Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e universitetit prezantuan programet studimore, orientimin strategjik dhe vizionin e institucionit për zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare. Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve akademike, institucionale dhe diplomatike, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja dhe të qëndrueshme në të ardhmen.








