Diaspora Academician & Industrial Networking Days in ICT
A jeni pjesë e Diasporës Shqiptare që punoni në #Akademi apo në #Industri në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)?
Jeni të ftuar të merrni pjesë në konferencën më të madhe që mirëpret komunitetin e Diasporës Shqiptare për nxitjen e #kërkimeve dhe #projekteve shkencore në Kosovë. Përmes kësaj konference synojmë të krijojmë lidhjen e komunitetit të Diasporës Shqiptare me Kosovarët (komuniteti i akademisë dhe industrisë) në sektorin e TIK-ut.
Ngjarja organizohet si pjesë e projektit PhDICTKES të financuar nga EU dhe Koordinuar nga Universiteti Linnaeus, Suedi.
Konferenca do të organizohet duke filluar nga data 8 Gusht deri më 9 Gusht, ku dita e parë i dedikohet Komunitetit Akademik (Lokacioni @ Kampusi Inovativ i UBT, Lipjan,) ndërsa dita e dytë do t’i dedikohet Komunitetit të Industrisë (Lokacioni @ITP Prizren).
Linku për regjistrim:
https://axacoair.se/go?TDc7Ywbd
Më shumë informata për konferencën:
Më shumë informata për projektin:
Agjenda:
https://phdictkes.eu/wp-content/uploads/2022/07/Agenda_DiasporaConf.pdf
Organizuesit dhe bashkë organizuesit e konferencës në Kosovë:
Universiteti Ukshin Hoti (Kosovë),
Universiteti i Prishtines (Kosovë),
Universiteti Linnaeus (Suedi), Kordinatorët e Projektit PhDICTKES
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)
Ministrja e Punëve të Jashme dhe Diasporës (MPJD),