Diona Kabashi
Zyrtare e Lartë Ligjor

- Merr pjesë aktive në hartimin e akteve nënligjore nga fushëveprimtaria e Universitetit;
- Siguron pajtueshmërinë e akteve të tjera nënligjore me Statutin dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës;
- Kryen formatizimin, revidimet gjuhësore dhe ligjore, si dhe përkujdeset që përmbajtja teknike e akteve nënligjore të jetë e saktë;
- Përgatit vendimet dhe mban procesverbalet e Këshillit Drejtues ose të Senatit, varësisht se ku është caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm.
- Përcjell dhe menaxhon procedurat për hartimin dhe dorëzimin e akteve nënligjore në instancat përkatëse qeverisëse të Universitetit;
- Bashkërendon dhe ndërlidh punët, sipas nevojës, me zyrtarët e tjerë të Divizionit;
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga Udhëheqësi i Divizioni për Çështje Ligjore.
- Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të Divizionit për Çështje Ligjore




