

Diskutim Publik - Misioni dhe Vizioni i Universitetit
Këshilli Drejtues i Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 23.11.2022, mori vendim për vendosjen në diskutim publik të Misionit dhe Vizionit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Diskutimi publik zgjat 15 ditë, nga dita e publikimit në ueb-faqen zyrtare të Universitetit.
Të gjitha rekomandimet, sugjerimet, vërejtjet dhe komentet do të shqyrtohen gjatë rishikimit vjetor të Planit Strategjik që do të ndodhë në fund të muajit dhjetor të vitit 2022.
Komentet dergoni në email: [email protected]
.
Misioni
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, është institucion akademik e konkurrues i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.
Vizioni
Universiteti ndërton vizionin duke u mbështetur në parimin e vlerave edukativo-kërkimore, përparësive krahasuese të diversitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor, me qëllim të krijimit të një qendre të ekselencës akademike e cila do t’i shërbejë studentëve, hulumtuesve dhe shoqërisë në fushat e TI, agrobiznesit dhe mjedisit, menaxhmentit dhe administrimit të biznesit, drejtësisë, gjuhësisë dhe edukimit.




