

Dokumentari “Plani për zhdukjen e gjurmëve” dhe debat publik për personat e pagjetur në Universitetin e Prizrenit
Të premten në ora 10:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit ”Ukshin Hoti” ju ftojmë të merrni pjesë në ngjarjen dedikuar çështjes së personave të pagjetur, me shfaqje dokumentari dhe diskutim publik.
Fillimisht një fjalë rasti do ta ketë Rektori i UPz, z. Mentor Alishani dhe udhëheqësit e këtij projekti për të vijiuar me shfaqjen e dokumentarit ‘‘Plani për zhdukjen e gjurmëve’‘ fokusohet në çështjen e personave të pagjetur nga rajoni i Prizrenit. ”Plani për zhdukjen e gjurmëve” flet për dhimbjen e pritjen e familjarëve të personave të pagjetur për të ditur më shumë për më të dashurit e tyre, sfidat, mallin dhe luftën e përditshme për të pasur një adresë ku çështja e personave të zhdukur zbardhet dhe sakrifica e tyre njihet, nderohet e respektohet si e tillë.
Pas shfaqjes së dokumentarit do të pasojë një debat që do të moderohet nga Jeta Xharra dhe në panel do të jenë:
- Ilir Morina, Prokuroria Speciale
- Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur
- Ditor Haliti, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)
- Selami Hoti, aktivist nga Krusha e madhe
- Teki Bokshi, aktivist
- Kreshnik Gashi, KALLXO.com
Le të dëgjojmë mbi dhimbjet që kurrë nuk shterruan.
Le të diskutojmë për kujtesën kolektive.




