

Drejtori i ri i Loyola Gimnazium në Prizren, Dr. Martin Jann ka vizituar Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren
Drejtori i ri i Loyola Gimnazium në Prizren, Dr. Martin Jann dhe zv. Drejtori Edi Galushi sot kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ku janë pritur në takim nga Rektori Alishani dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e edukimit, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ofrimit të mundësive të reja për studentët universitar, përkatësisht nxënësit e shkollës së mesme.
Rektori Alishani e vlerësoi vizitën dhe gatishmërinë e drejtorit të ri për forcimin e lidhjeve ndërmjet Universitetit të Prizrenit dhe Loyola Gimnazium, duke hapur rrugën për projekte të përbashkëta dhe programe bashkëpunimi në të ardhmen.




