

Dyert e Hapura për Maturantë, 11-13 Maj 2022
Qendra e Karrierës e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në kuadër të angazhimeve për orientimin në karrierë të maturantëve, prej 11-13 Maj 2022 do të organizojë aktivitetin Dyert e Hapura 2022. Kjo vlen edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të regjistrohen në Universitet në vitin akademik 2022-2023.
Për të shpalosur para juve ofertën akademike 2022-2023, ne kemi hapur dyert e universitetit, me sesione të informimit për secilin program studimor.
Do të keni mundësi të bisedoni drejtpërdrejt me stafin dhe studentët tanë aktual për të mësuar më shumë rreth:
Programeve studimore, kushteve për regjistrim, jetës studentore, procesi i pranimeve, mundësitë e strehimit në Prizren, tarifat e studimit, mundësitë për bursa, mundësitë për mobilitet me universitete ndërkombëtare, mundësitë e zhvillimit në karrierë, etj.
Dyert e Hapura 11-13 Maj 2022
Orar:
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike 10:00-10:45
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit 11:00 – 11:45
Fakulteti i Filologjisë 12:00-12:45
Fakulteti i Ekonomisë 13:00-13:45
Fakulteti i Juridikut 14:00 – 14:50
Fakulteti i Edukimit 15:00 -15:45
Ne secilin fakultet, udhëheqësit e programeve studimore të shoqëruar edhe me studentë aktual dhe të këshillave studentore do ju presin nga e mërkura deri të premten, në bazë të orarit të sipër cekur.
Ne do të pranojmë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen edhe të prindërve dhe të shoqëruesve të tjerë në aktivitetet e Dyerve të Hapura, pasi që sigurisht ata janë të interesuar për orientimin e më të dashurve të tyre.
Në bazë të orarit të sipër cekur, ne jemi kujdesur që të merrni pjesë në secilin fakultet dhe të siguroni sa më shumë informacion në lidhje me programet studimore para se ta merrni vendimin përfundimtar.
Ju mirëpret Qendra e Karrieres&Alumni e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Informohu edhe për:
Kushtet e përgjithshme për regjistrim – UPZ (uni-prizren.com)
Mbështetja e studentëve me bursa – UPZ (uni-prizren.com)
Broshura – UPZ (uni-prizren.com)
Infrastruktura – UPZ (uni-prizren.com)




