

Edicioni III i Konferencës Ndërkombëtare Shkencore "BRIDGE 2024" filloi në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpret Konferencën III Ndërkombëtare Shkencore “BRIDGE 2024,” me temën “Bridging Education and Innovation for Advancing Science and Society”. Ngjarja dyditore mbledh 261 autorë nga vende të ndryshme dhe 117 abstrakte.
Fushat kryesore: Edukimi (41 aplikime), Ekonomia (33), dhe Filologjia (12).
Pjesëmarrja: Kosova kryeson me 84 aplikime, e ndjekur nga Turqia (26), ndërsa vende të tjera përfshijnë Çekinë, Austrinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Hungarinë dhe Slloveninë.
Konferenca synon të promovojë bashkëpunimin midis akademisë, industrisë dhe politikëbërjes, duke diskutuar tema si inovacioni në edukim, avancimet teknologjike dhe ndikimi i shkencës në shoqëri.
Organizatorët shprehën mirënjohje për pjesëmarrjen ndërkombëtare dhe theksuan rëndësinë e krijimit të urave midis shkencës dhe inovacionit për të adresuar sfidat globale.
Hapjen zyrtare të konferencës e fjalime përshëndetëse e bënë Rektori Alishani dhe Kryesuesi i KD Murrja, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për avancimin e shkencës dhe ndërtimin e urave ndërkombëtare të bashkëpunimit akademik. Fjalimet kryesore u mbajtën nga personalitete të njohura, si: Louise Sperl, eksperte në drejtësi me MA dhe PhD nga Universiteti i Vjenës; Tereza Havrankova, asistente profesore në Departamentin e Anglishtes në Universitetin e Bohemisë Perëndimore, Çeki; Kinga Flaga-Gieruszyńska, profesore në Universitetin e Szczecin në Poloni; Driton Hapçiu, sipërmarrës dhe ekspert për transformimin digjital nga Kosova; Prof. Dr. Mustafa Yunus Eryaman, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Edukatorëve dhe ekspert hulumtues pranë Komisionit Evropian dhe Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit në Shqipëri.
Krahas stafit akademik, administrativ, studentëve, prezent ishin edhe Rektori Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Artan Dermaku dhe Prorektorja Prof. Dr. Arbona Xhemajli, pastaj prorektorët nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Arben Boshnjaku dhe Prof. Nazli Tyfekci si dhe Prorektori i IBCM në Mitrovicë Prof. Dr. Ekrem Gjokaj.
Vlen të theksohet se edicioni i sivjem i BRIDGE është organizuar në partneritet me projektin SHER
Performanca e studentëve të Shkollës së Muzikës “LORENC ANTONI” me drejtimin e Prof. Festa Nevzati, përmbylli ceremoninë e hapjes zyrtare të punimeve të konferencës.





