Ekipi i futsallit i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, fiton ndeshjen e parë të sezonit të ri
Ekipi i futsallit i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, fiton ndeshjen e parë të sezonit të ri në kuadër të Ligës Universitare të Kosovës. Në ndeshjen e parë ekipi i udhëhequr nga Udhëheqësi i Qendrës për Karrierë dhe Alumni z. Nehat Gashi, mundën kampionët në fuqi, ekipin FEFS 2 me rezultat 2-1.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është i përkushtuar që të ofroj mbështetje edhe më të madhe për aktivitete jashtëkurrikulare në përgjithësi e për sportistët në veçanti.