

Ekspertizë amerikane në përdorimin etik të inteligjencës artificiale në Universitetin e Prizrenit
Rektori i Universitetit priti në takim ekspertin Carl Canlas nga Utah Valley University, SHBA
, në kuadër të programit Fulbright Specialist.
Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetet dhe dinamikën e realizimit të projektit, me theks të veçantë zhvillimin e një rregulloreje institucionale për përdorimin etik të inteligjencës artificiale në arsimin e lartë si dhe organizimin e trajnimeve për stafin akademik, administrativ dhe studentët. Në këtë kontekst, u vlerësua rëndësia e avancimit të kapaciteteve akademike dhe administrative për përdorimin etik të inteligjencës artificiale.
Ky projekt do të udhëhiqet nga koordinatorja Prof. Ass. Dr. Dorinë Rakaj, ndërsa mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në kuadër të programit Fulbright Specialist.






