

Është hapur thirrja për aplikim në Hackathon për Inteligjencë Artificiale – Digital Skills Festival 2025
Ftohen të gjithë studentët, të rinjtë dhe profesionistët e apasionuar pas teknologjisë të aplikojnë për pjesëmarrje në Hackathon-in për Inteligjencë Artificiale, që do të zhvillohet në kuadër të Digital Skills Festival 2025, nga data 21 deri më 23 maj 2025, në ITP Prizren.
Ky Hackathon organizohet nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, në bashkëpunim me universitetet tjera publike dhe private në Kosovë, si dhe me përfaqësues të industrisë, dhe është pjesë e projektit ERASMUS+ LAIA.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisë inovacionin dhe krijimin e zgjidhjeve kreative në fushën e Inteligjencës Artificiale, përmes punës ekipore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mentorimit nga ekspertë të fushës.
Ky organizim mundësohet falë bashkëpunimit me Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë – ITP Prizren, i cili gjithashtu ofron akomodim për pjesëmarrësit e interesuar gjatë ditëve të aktivitetit.
🔗 Aplikoni tani në linkun zyrtar:
https://eu.junctionplatform.com/events/junctionx-itp-prizren
Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e një ngjarjeje unike që bashkon talentin, kreativitetin dhe teknologjinë!




