u.d. Rektori Krrabaj priti në takim z. Eroll Bilibani nga DokuFest
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ka pritur në takim z. Eroll Bilibani udhëheqës i DokuLab në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest” që mbahet në Prizren çdo vit, tani e një kohë të gjatë. Temë bosht e diskutimit ishte bashkëorganizimi i Shkollës Verore Ndërkombëtare, për të cilën gjë kohë më parë dy palët kanë nënshkruar edhe marrëveshje të bashkëpunimit. Ndërkaq në takim u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët. Palët u morën vesh që puna e përbashkët në organizimin e shkollës verore të fillojë menjëherë ndërkaq për temat tjera të detalizohen në të ardhmen. Bashkëpunimi mes Universitetit dhe Dokufest u vlerësua se është shumë i rëndësishëm dhe i kontribuon arritjen e vizonit dhe misionit nga të dy anët në interes të përgjithshëm.
Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi Milaimi Prorektore për mësimëdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe PhD. C. Ass. Festim Tafolli, udhëheqës i Komisionit për organizmin e shkollës verore ndërkombëtare.