Fakulteti Juridik i Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren nga tani e tutje me qasje në platformën për hulumtim ligjor të integruar: Lexdoks.com
Lexdoks është platformë e mençur kërkimi, e mbështetur në intelegjencën artificiale që do t’i mundësojë stafit akademik dhe studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti”, qasje të plotë dhe të pa kufizuar në mbi 1.5 milion faqe të dokumenteve të legjislacionit dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme për citim.
Qasja në këtë platformë do t’i mundësojë Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren që të ngrisë dhe fuqizojë më tutje kapacitetet e veta kërkimore dhe hulumtuese si dhe në avancimin e statusit të Universitetit në proceset e përmbushjes sw standardeve dhe vlerësimit të kapaciteteve të tilla.
Ky memorandum vendosë një mundësi të mirë të bashkëpunimit në hapjen e Universitetit “Ukshin Hoti” në raport me nevojat aktuale për integrimin e teknologjisë dhe intelegjencës artificiale në procesin arsimor.