

Fillojnë aktivitetet e Qendrës së Kërkimeve, Inovacionit dhe Transferit të Dijes të Universitetit ''Ukshin Hoti'' Prizren, në lokacionin e ITP-së
Mësimdhënësi Endrit Fetahu me datën 10.11.2022 ka organizuar trajnimin njëditor me temën “Demonstrimi praktik i krijimit të një ueb faqe për një biznes” në parkun e ITP-së në Prizren,ku në këtë trajnim morën pjesë një numër i mjaftueshëm i nxënësve të Shkollës së Kompetences në Prizren. Në këtë trajnim janë shpjeguar teknologjitë e ueb-it si dhe implementimi praktik i tyre, ku nxënësit patën mundësinë të observojnë dhe implementojnë vet një ueb faqe praktikisht.
Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të Qendrës së Kërkimeve, Inovacionit dhe Transferit të Dijes të themeluar së fundmi nga Universiteti” Ukshin Hoti” Prizren.
Trajnimi është mbajtur në laboratorët e KREN. QKITD është duke e shfrytëzuar për qëllime hulumtuese dhe trajnime, edhe infrastrukturën e KREN, Projektit që ndodhet në ITP.
KREN është qendra e themeluar nga Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti jonë ka marrëveshje bashkëpunimi. “









