

Fillon projekti “Entrepreneur in Development" i cili synon "Fuqizimin e studentëve përmes zhvillimit të aftësive sipërmarrëse"
Ka filluar së zbatuari projekti “Entrepreneur in Development” përmes së cilit synohet “Fuqizimi i studentëve përmes zhvillimit të aftësive sipërmarrëse”, nga MakerSpace Innovation Center dhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren.
Nga Memorandumi i Mirëkuptimi i nënshkruar midis Universitetit dhe MakerSpace Innovation Center, rreth 20 studentë dhe 4 anëtarë të stafit akademik do të përfitojnë nga ky program, duke marrë trajnime të drejtpërdrejta, mentorim dhe mundësi për të punuar në projekte reale. Qëllimi është që të rinjtë të pajisen me njohuri praktike dhe të marrin përvoja të reja që do t’i përgatisin për sfidat e një tregu pune gjithnjë e më kërkues.
Ky projekt është dizajnuar për të frymëzuar dhe fuqizuar të rinjtë, duke u ofruar atyre mundësi për të ndjekur pasionet dhe idetë e tyre në një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues.
Bashkëpunimi me MakerSpace Innovation Center është një hap i rëndësishëm për komunitetin e studentëve në Prizren e më gjerë, i cili do të ketë akses të zgjeruar në burime inovative dhe përkrahje profesionale, duke i bërë më të sigurt në hapat e parë të karrierës së tyre në botën e biznesit dhe teknologjisë.




