Fillon trajnimi i trajnerëve të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në bashkëpunim me Projektin HerasPlus, të enjten kanë organizuar “Trajnimi i trajnerëve” të parë në përkrahje të funksionalizimit të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie(QPM) të Universitetit tonë.
Prof. Asoc. Dr. Arsim Susuri, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë theksoi se organizimi i këtij trajnimi është shumë i rëndësishëm për universitetin, pasi që me plotwsimin e QPM-sw me trajnerë, Universiteti do t’i krijojë kapacitetet e veta për organizimin e trajnimeve për stafin mësimdhënës të universitetit, në të ardhmen edhe për institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe për ciklin para universitar. Me tutje ai e falënderoi Projektin HerasPlus që po vazhdon t’i qëndrojë pran Universitetit duke i ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve në shumë fusha.
Ndërkaq, Nehat Dervishi Koordinator në Projektin HerasPlus, tha se është kënaqësi të punohet me Universitetin “Ukshin Hoti”, menaxhmentin dhe stafin e institucionit. Ai theksoi se mbështetja për këtë institucion do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se bashkërisht do të punojnë në arritjen e objektivave institucionale.