

Ftesë për Aktivitetin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
Vendi: Amfiteatri i Universitetit
Datë: 16 tetor 2024 (e Mërkurë)
Koha: 10:00
Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin vetëdijësues në kuadër të “Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit,” i organizuar nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa” në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Muaji tetor është i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe synon të informojë dhe edukojë rreth rëndësisë së shëndetit të gjirit dhe zbulimit të hershëm të kancerit. Në këtë kuadër, spitali ynë ofron shërbime të shumta për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.
Aktiviteti do të hapet nga fjalët përshëndetëse të Drejtoreshës Ekzekutive të Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Narqize Arënliu Hoxha, dhe Rektorit të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani. Ligjëruesit kryesorë do të jenë mjekë dhe profesionistë të fushës së onkologjisë dhe radiologjisë.
Ligjëruesit:
Dr. Arta Zhuri Dula – Radiologe
Ass. Dr. Ilir Kurtishi – Onkolog
Dr. Sylejman Krasniqi – Radiolog
Dr. Safete Nishori – Patologe
Prania juaj do të jetë një nder dhe do të shtojë vlerën e kësaj nisme të rëndësishme.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Dr. Narqize Arënliu Hoxha
Drejtoreshë Ekzekutive,
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren




