

Ftesë për Diskutim Publik mbi Misionin dhe Vizionin e Universitetit
Ftesë për Diskutim Publik mbi Misionin dhe Vizionin e Universitetit
Të dashur studentë, staf akademik, staf administrative, anëtarë të industrisë dhe komunitetit,
Universiteti ynë po ndërmerr një hap të rëndësishëm në drejtim të rishikimit të misionit dhe vizionit të tij për të reflektuar më mirë nevojat e komunitetit dhe objektivat strategjike për të ardhmen. Në këtë kuadër, ju ftojmë të bëheni pjesë e procesit të diskutimit publik, ku mendimet dhe sygjerimet tuaja do të kenë një rol vendimtar.
Misioni dhe Vizioni aktual:
- Misioni: Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, është institucion akademik e konkurrues i orientuar në ofrimin e edukimit cilësor duke zhvilluar kërkime shkencore dhe duke kontribuar në inovacion, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe komunitetit ku vepron në nivel lokal, kombëtar dhe më gjerë.
- Vizioni: Universiteti ndërton vizionin duke u mbështetur në parimin e vlerave edukativo-kërkimore, përparësive krahasuese të diversitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor, me qëllim të krijimit të një qendre të ekselencës akademike e cila do t’i shërbejë studentëve, hulumtuesve dhe shoqërisë në fushat e TI, agrobiznesit dhe mjedisit, menaxhmentit dhe administrimit të biznesit, drejtësisë, gjuhësisë dhe edukimit.
Kjo është një mundësi unike për të kontribuar në forcimin e identitetit të universitetit dhe përcaktimin e drejtimit që ai do të ndjekë në vitet në vijim.
Ju lutemi të dërgoni sygjerimet tuaja deri më datë 13.12.2024 duke përdorur formularin ose duke na kontaktuar drejtpërdrejt në adresën tonë të email-it [email protected]
Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar!
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren




