

Ftesë për Seminar
Të nderuar/a,
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
ju fton të merrni pjesë në seminarin me temën “Qasja ‘One Health’ për zgjidhjen e problemeve të Specieve Aliene Invazive”, i cili do të mbahet nga
Major Francesco CIMARELLI, Zyrtari Veterinar i RC West dhe kontingjentit të KFOR-it.
Seminari do të zhvillohet më 13 mars 2025, në ora 13:30, në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.
Diskutimi do të përqendrohet në rëndësinë e qasjes “One Health” për menaxhimin e specieve aliene invazive, ndikimin e tyre në biodiversitet dhe
ekosistem, si dhe në promovimin e turizmit ekosostenibil.
Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë mundësi për diskutim e shkëmbim përvojash ndërmjet studentëve dhe stafit akademik,
duke kontribuar në zhvillimin profesional në fushën e shkencave të jetës dhe mjedisit.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit,
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti




