

Garë për Punime Akademike
Garë për Punime Akademike
Barazia Gjinore në Drejtësinë Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, në bashkëpunim me Univeristitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, organizojnë një garë për punime akademike mes studentëve të Fakultetit Juridik. Kjo iniciativë ka për qëllim të angazhojë dhe inkurajojë gjeneratën e re të profesionistëve ligjorë, në eksplorimin dhe adresimin e çështjeve gjinore në sistemin e drejtësisë komerciale. Për më shumë, kjo garë do ju ofrojë studentëve një platformë për të prezentuar shkathtësitë e tyre hulumtuese, analitike, dhe të të shkruarit, duke i kontribuar njëherësh edhe diskursit të vazhdueshëm në fushën e barazisë gjinore në drejtësinë komerciale.
Qëllimi
Përmes kësaj iniciative, Programi synon të rris ndërgjegjësimin mes studentëve në fushën e drejtësisë, sa i përket ndërthurjes së cështjeve gjinore dhe drejtësisë komerciale; të nxis kërkimin akademik në fushën e barazisë gjinore në kontekst të kornizës së sistemit të drejtësisë komerciale; si dhe të inkurajojë interesimin e studentëve në temat e barazisë gjinore dhe drejtësisë komerciale.
Struktura e Garës
1. Kriteret e Pranueshmërisë:
Gara është e hapur për të gjithë studentët e vitit te dytë, të tretë dhe të katërt, në fushën e drejtësisë, të regjistruar në Uiversitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”.
2. Kriteret e Dorëzimit të Punimeve:
• Punimet duhet të jenë origjinale dhe të mos jenë publikuar më parë.
• Punimet nuk duhet të jenë më të gjata se 3,000-5,000 fjalë.
• Punimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në formatin PDF.
• Punimet duhet të ndjekin formatin standard të citimit.
3. Kriteret e Vlerësimit:
• Relevanca me temën e përzgjedhur
• Cilësia e hulumtimit dhe analizës
• Qartësia dhe koherenca e argumenteve
• Origjinaliteti dhe kreativiteti
• Respektimi i udhëzimeve për dorëzim të punimit
Afatet
• Njoftimi: 29.10.2024
• Afati i fundit për dorëzim të punimeve: 29.11.2024
• Periudha vlerësuese: 29.11.2024 – 06.12.2024
• Ceremonia e ndarjes së Çmimeve: 11.12.2024
Paneli Vlerësues
Paneli vlerësues do jetë i përbërë nga profesorë të drejtësisë, profesionistë nga sistemi i drejtësisë komerciale, ekspertë nga fusha e barazisë gjinore, si dhe përfaqësues të Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale.
Temat e Punimeve
Studentët janë të inkurajuar të përzgjedhin një nga temat e listuara më poshtë, apo të kërkojnë aprovimin e një teme të ngjashme me temat e mëposhtme.
1. Përfaqësimi i Barabartë Gjinor në Pozita Vendimmarrëse në Sistemin e Drejtësisë Komerciale
2. Roli i Ndërmjetësuesve në Tejkalimin e Pabarazive Gjinore dhe Dinamikës së Pushtetit të Lidhur me Gjininë
3. Roli dhe Ndikimi i Politikave/Veprimeve Afirmative në Sistemin e Drejtësisë Komerciale.
4. Dinamikat Gjinore në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale
5. Rëndësia e Qasjes në Drejtësi për Bizneset në Pronësi të grave: Sfidat dhe Zgjidhjet
6. Ndërthurja e Teknologjisë dhe Ceshtjeve Gjinore në Sistemin e Drejtësisë Komerciale
Çmimet për Punimet Fituese
Tre punimet e para të vlerësuara me më së shumti pikeënga paneli vlerësues, do shpërblehen nga Programi i USAID Drejtësia Komerciale. Ndërkaq, certifikatat e pjesëmarrjes i shpërndahen të gjithë studentëve që kanë qenë pjesë e garës, në ngjarjen që do organizohet më 11 dhjetor 2024.




