Gentiana Topojani Kastrati
Drejtoreshë e Departamentit për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë

- Është Zyrtar Kryesor Financiar (ZKF) dhe nënshkruan të gjithë dokumentacionin financiar sipas procedurave ligjore.
- Organizon, udhëheq dhe mbikëqyr punët dhe personelin e departamentit.
- Është përgjegjës për paraqitjen e pasqyrave vjetore financiare-buxhetore në cilësinë e Zyrtarit Kryesor Financiar.
- Është përgjegjës për përcjelljen e realizimit të të gjitha obligimeve sipas faturave dhe dokumenteve të përgatitura, duke i dorëzuar ato në afat ligjor në sistemin e pagesave – Thesarit.
- Zbaton politikat e përgjithshme buxhetore të universitetit, në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, rregulloret, udhëzimet dhe vendimet përkatëse.
- Është pika kryesore kontaktuese e universitetit në lidhje me buxhetin dhe financat përballë MFPT-së, Thesarit dhe institucioneve të tjera përkatëse.
- Ka autoritet të bashkë-nënshkruajë propozim-buxhetin e universitetit, përkatësisht të departamenteve dhe njësive akademike në kuadër të universitetit.
- Përcjell ligjshmërinë e shpenzimeve buxhetore, si dhe planifikimet vjetore në universitet.
- Organizon dhe merr masa për ruajtjen e dokumentacionit financiar përmes arkivit dhe siguron provat për kontestet eventuale në këtë fushë.
- Harton raporte të ndryshme mbi buxhetin e universitetit. Raporton para Këshillit Drejtues, këshillon sekretarin e përgjithshëm dhe menaxhmentin e universitetit lidhur me çështjet financiare dhe të buxhetit, si dhe i informon lidhur me punët e departamentit.
- Bën planifikimin infrastrukturor të hapësirave të universitetit, së bashku me divizionin për infrastrukturë.
- Përfaqëson universitetin në institucionet përkatëse për pajisje me leje për ndërtime apo rinovime të objekteve të universitetit, së bashku me divizionin për infrastrukturë.
- Bën planifikimin e buxhetit të universitetit sipas kërkesave nga njësitë kërkuese, duke u mbështetur në aktet ligjore në fuqi.
- Për punën e vet i përgjigjet sekretarit të përgjithshëm.




