image_pdfimage_print
You are here:

Gjylnaz Caka Mehmeti

Zyrtare për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore
  • Koordinon aktivitetet në Universitet në koordinim me organet dhe institucionet tjera relevante, vendore dhe ndërkombëtare;
  • Koordinon dhe mbikëqyrë përmbushjen e aktiviteteve të të drejtave të njeriut, në lidhje me të gjitha grupet relevante;
  • Ndihmon dhe monitoron procesin e zbatimit të ligjeve të cilat aprovohen nga Kuvendi i Kosovës, e të cilat bien në fushën e përgjegjësive dhe kompetencave të universitetit;
  • Pjesëmarrje në hartimin e akteve nënligjore, pjesëmarrje aktive në komisione dhe grupe të ndryshme;
  • Përpilon të dhënat e universitetit sa i përket raportimit tek mekanizmat relevant vendor dhe ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, si dhe të përgatisë përgjigjet e universitetit për rekomandimet e këtyre mekanizmave. Zbaton projekte hulumtuese për analizimin e situatës së të drejtave të njeriut, dhe grumbullimin e të dhënave;
  • Planifikon dhe harton Planin e Veprimit;
  • Merret me ankesat e palëve (stafit të Universitetit dhe atyre që ju ofron shërbime Universiteti) të cilët pretendojnë që ju kanë shkelur të drejtat nga Universiteti, dhe të beje rekomandime tek Udhëheqësi i Dvizionit për Menaxhimin e Burimeve Njërëzore;
  • Koordinon dhe planifikon aktivitetet për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, përfshirë vlerësimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve;
  • Mbikëqyrë, këshillon dhe kur është nevoja të udhëzojë dhe jep rekomandime tek vendimmarrësit brenda Universitetit, lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Të ndërmarrë programe dhe projekte që do t’i përmirësojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut në të gjitha fushat e adresuara nga Universiteti, përmes rrjetit me OJQ-të, komunat, mediat etj.;
  • Siguron që të gjitha vendimet, politikat dhe projektet ligjore që lëshohen, propozohen dhe hartohen nga Universiteti të jenë në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave dhe kërkesës se udhëheqësit të divizionit;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit i Divizionit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (Menaxherit të Personelit).