

Hapet programi Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2024-2025
Hapet programi Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2024-2025
Afati i fundit për aplikim: 2 tetor 2023
Në emër të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, jemi të lumtur të ndajmë me ju se programi
Fulbright Vising Scholar është i hapur për aplikim.
Programi Fulbright Visiting Scholar është një program pas doktoraturës, jo i gradës, për
hulumtues të rinj dhe të lartë, ligjërues universitarë dhe ekspertë nga institucionet akademike në
Kosovë, të cilët dëshirojnë të kryejnë kërkime post-doktoraturë, leksione ose të ndjekin ligjërimin
dhe hulumtimin e kombinuar në Shtetet e Bashkuara. Kohëzgjatja e programit është nga tre deri
në nëntë muaj.
Të gjithë kandidatët duhet të jenë aktualisht të angazhuar në një nga institucionet akademike
apo kërkimore në Kosovë. Preferencë e veçantë do t’u jepet kandidatëve që kanë kapacitetin dhe
përkushtimin për të përfituar plotësisht nga një program kërkimor ose ligjërues në një institucion
të SHBA-së, dhe të cilët janë të gatshëm të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre pas kthimit në
Kosovë. Përvoja Fulbright duhet të jetë me vlerë jo vetëm për studiuesin, por edhe për
institucionin e dijetarit, si dhe për institucionin pritës të SHBA-së. Studiuesit e Fulbright shërbejnë
si ambasadorë kulturorë dhe duhet të jenë të përgatitur të flasin për vendin, kulturën dhe
kërkimin e tyre para grupeve akademike dhe të komunitetit.
Për më shumë informata, ju lutem vizitoni: Fulbright Scholar (Doctoral/PhD) Program in the
United States (usembassy.gov)
Bëni hapin e parë duke filluar aplikimin tuaj këtu: Application Management (iie.org)
Ky është program i përbashkët i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Qeverisë së Kosovës
Eriona Hoti
USKEB Communications and Outreach Assistant
American Councils Kosova
E-mail: [email protected]
Tel: +383 38 226 255




