

Hapet thirrja për Bursa të Qeverisë së Kroacisë për vitin akademik 2026/2027
Programi i bursave ofrohet nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Rinisë e Republikës së Kroacisë, në bashkëpunim me Agjencinë për Mobilitet dhe Programet e BE-së, dhe synon të mbështesë mobilitetin akademik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, studentët ndërkombëtarë, mësimdhënësit universitarë dhe hulumtuesit kanë mundësi të realizojnë studime, hulumtime shkencore ose programe të mësimit të gjuhës kroate në institucione të arsimit të lartë dhe institute kërkimore në Republikën e Kroacisë.
Mobiliteti do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2026/2027, në periudhën tetor 2026 – shtator 2027, me përjashtim të muajve korrik dhe gusht.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren inkurajon studentët dhe stafin akademik të interesuar që të shqyrtojnë mundësitë e ofruara dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.
Afati i fundit për aplikim është 10 prill 2026.
Informata shtesë
Për më shumë informata rreth programeve të studimit dhe jetës studentore në Kroaci mund të vizitoni:
Dokument për shkarkim
Thirrja zyrtare për aplikim – Croatian Government Scholarships 2026/2027
Shkarko dokumentin:




