Iniciohet bashkëpunimi ndërinstitucional me Universitetin e Szczecinit në Poloni
Iniciohet bashkëpunimi ndërinstitucional me Universitetin e Szczecinit në Poloni
Gjatë vizitës në Universitetin e Szczecinit, është zhvilluar një takim me zv.rektoren për çështje organizative prof.asoc.Kinga Flaga-Gieruszyńska dhe dr.Ewa Michalkiewicz-Kadziela përfaqësuese e Rektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, përfaqësuesit e Fakultetit të Drejtësisë dhe Administratës, MSc Eng. Andrzej Jakubowski, Kancelar i Universitetit dhe përfaqësuesit e klinikave ligjore.
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Szczecinit dhe Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit. Po ashtu, u diskutuan detajet e draft marrëveshjes. Palët ranë dakord që marrëveshja të fokusohet në zhvillimin profesional të personelit akademik, veçanërisht në lidhje me aftësitë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe komercializimit; avansimin e edukimit të studentëve, pjesëmarrje në forma të tjera të arsimit të ofruara nga Universiteti; shkëmbimi i informacionit mbi praktikat më të mira në lidhje me strukturën dhe përmbajtjen e kurrikulave; përgatitja dhe kryerja e përbashkët e kërkimit shkencor dhe shkëmbimi i informacionit për rezultatet e hulumtimit; shkëmbimi i materialeve mësimore, botimeve shkencore dhe burimeve të tjera të rëndësishme për zhvillimin personal dhe profesional të anëtarëve të komunitetit akademik; aplikim i përbashkët për fond; realizimin e projekteve të përbashkëta, klinikat logjore, shkolla verore, etj..
Në takim u potencua gatishmëria për të vendosur bashkëpunimin mes dy institucioneve. Pas kalimit të draft marrëveshjes së dakorduar në Senatin e Universitetit, u bë e ditur se një delegacion nga Universiteti i Szczecinit do të vizitojnë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, për konkretizimin e bashkëpunimit.
Prof.asoc. dr. Arsim Susuri – Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë , theksoi se e mirëpresin bashkëpunimin me këtë Universitet dhe se do të japin kontributin që të vendoset një bashkëpunim i qëndrueshëm, përderisa Universiteti gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi komponentit të ndërkombëtarizimit, që studentët dhe stafi të kenë më shumë mundësi të marrin pjesë në mobilitet .
Zv.Rektorja për çështje organizative prof.asoc.Kinga Flaga-Gieruszyńska theksoi se, ekziston gatishmëria e plotë që të zhillojmë bashkëpunim me Universiteitn e Prizrenit, në të gjitha këto fusha, duke falënderuar për mirëpritjen e stafit që u është bërë në Prizren gjatë vizitës së kaluar. Ata, mezi presin ta vizitojnë Prizrenin së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë.
Prof. asoc. dr. Muharrem Faiku , Dekan i Fakultetit Juridik , theksoi se si fakultet janë të interesuara që të fuqizojnë klinikat ligjore, ku studentët formësojnë aftësitë për profesionin e tyre, por gjithashtu fakulteti përmes tyre do të jep kontriutin në komunitet, i cili është obligim krahas mësimdhënies dhe kërkimeve shkencore.
Temë e takimit ishte edhe marrëveshjet ndërinstitucionale për mobilitet dhe projekte të përbashkëta për aplikim në Thirrje për propozime 2023 – Programi Erasmus+, e cila është publikuar ditë më parë.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka marr pjesë me rastin shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Fondacionit të Klinikave Ligjore Universitare të Polonisë, ku ishte rasti të takonim përfaqësues të universiteteve partnere, ku është diskutuar po ashtu për bashkëpunim.
Delegacioni u njoftua për së afërmi edhe me mënyrën e funksionimit të universitetit, menaxhmentit, njësive akademike, organeve vendimmarrëse, administratës, etj..
Përderisa këto ditë po zhvillonte punimet konferenca për klinikat ligjore – modelet moderne të klinikave ligjore, ishte mundësi ideale të takonim përfaqësues të universiteteve të ndryshme dhe po ashtu, të mësonim më shumë se si veprojnë klinikat ligjore në universitete të ndryshme, të cilat mund të merren si model për fuqizimin e kapaciteteve të klinikave ligjore të Fakultetit Juridik. Po ashtu ,mundësia që një konferencë e këtij primati në të ardhmen të mbahet edhe në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Ishte edhe mundësia që të shihen simulimet përmes pajisjeve të tekonolgjisë informative për përsonat me aftësi të kufizuara dhe klinikat ku studentët ofrojnë ndihmë juridike falas për personat në nevojë si dhe ndihma juridike falas në rrugë dhe sheshe.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj vizite është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin e Klinikave Ligjore Polake, për forcimin e Klinikave Ligjore të Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, hartimi dhe zbatimi i projekteve ndërkombëtare, organizimi dhe pjesëmarrjen në konferenca. Arritja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme për Fakultetin Juridik dhe për universitetin në përgjithësi sepse kontribon në forcimin e dimensionit të kontributit në komunitet.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Universitetit vizitoi Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve në Berlin, ku zhvillohej “International Career Fair”. Me këtë rast, ishte mundësi ideale për të parë se si organizohej një ngjarje ndërkombëtare e këtij primati. Po ashtu, ishte mundësia e diskutimit me organizatorë dhe përfaqësues të disa kompanive ndërkombëtare, për punë praktike dhe online të studentëve, ku iu bënë ftesa për webinare dhe për bashkëpunim në organizimin e përbashkët të panairit të karrierës për rajonin dhe përfshirjes edhe të Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në regjistrin e tyre.