

Innovemia Innovation Academy ofron trajnim në Video Editim në Media Digjital
Innovemia
Innovation Academy
Akademia e Inovacionit – Innovemia është në kërkim të të rinjëve të sapo diplomuar dhe të rinjëve të interesuar për t’u trajnuar në Video Editim në Media Digjitale.
Innovemia u krijua nga MetDaan, një nga kompanitë udhëheqëse të mediave digjitale, e cila operon globalisht dhe ka mbi 20 miliardë video shikime në muaj dhe mbi 300 milion ndjekës në rrjete sociale.
Ekipi i ekspertëve në Innovemia përdorë metodologjinë dhe teknologjinë më të fundit në trajnimet e ofruara, në mënyrë që studentët të marrin jo vetëm njohuritë e nevojshme për karrierën e tyre, por edhe të zhvillojnë të menduarit në këtë punë. Nëpërmjet trajnimeve, Innovemia është në rrugën e krijimit të gjeneratës së ardhshme të inovatorëve dhe sipërmarrësve dhe kur të diplomuarit tanë hyjnë në tregun e punës, ata zotërojnë aftësitë e kërkuara dhe mënyrën e duhur të të menduarit për të punuar në mënyrë të pavarur.
95% e studentëve që kanë perfunduar me sukses trajnimin Video Editim për Media Digjitale në Innovemia, kanë arritur të punësohen si Video Editor apo të fillojnë një punë praktikë në fushën e video editimit brenda tre muajve pas përfundimit të trajnimit. GIZ/ITP Prizren në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit, do të sponsorizojë trajnimin Video Editim për Media Digjitale, duke iu mundësuar studentëve të Universitetit të Prizrenit që trajnimin t’a ndjekin falas.
Bëhu pjesë e botës së video editimit dhe fillo karrierën tënde në një nga fushat më të kërkuara në treg.
Apliko tani: https://forms.gle/NMqLyKe3ticaQYLTA
Aplikimi është i hapur deri më 31/07/2023.




