Janë zgjedhur dekanët e njësive akademike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Janë zgjedhur dekanët e njësive akademike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është bërë konstituimi i Senatit dhe janë mbajtur zgjedhjet për dekanët në njësitë akademike për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi është zgjedhur dekane.
Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është zgjedhur dekan Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi.
Në Fakultetin Juridik është zgjedhur dekan Prof. Asoc. Dr. Muharrem Faiku.
Në Fakultetin e Filologjisë është zgjedhur dekan Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj.
Ndërkaq në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin Ekonomik nuk janë zgjedhur dekanët dhe procesi do të përsëritet.