Dr. Jasmin Jusufi

Detyrat kryesore:
- Në bashkëpunim me prorektorin për sigurimin e cilësisë, kujdesen për krijimin, plotësimin dhe avancimin e vazhdueshëm të politikave të universitetit në funksion të sigurimit e cilësisë në universitet.
- Në bazë të të dhënave të siguruara përmes mekanizmave për sigurimin e cilësisë, përpilon raporte të ndryshme për nevoja të universitetit.
- Udhëheqë dhe mbikëqyrë punën me koordinatorët për sigurimin e cilësisë në kuadër të njësive akademike.
- Koordinon dhe mbikëqyrë punën dhe kujdeset për mbarëvajtje e procesit të akreditimit institucional dhe të akreditimit të programeve duke mbështetur njësitë akademike në këtë proces.
- Luan një rol aktiv në procesin e vlerësimit të personelit akademik dhe kujdeset për zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore në lidhje me këtë proces.
- Krijon, ruan dhe mirëmbanë dokumentacionin e personelit akademik në kuadër të kompetencave të zyrës për nevoja të institucionit dhe për akreditim.
- Përgatitë raporte dhe analiza të ndryshme sipas kërkesave të prorektorit dhe menaxhmentit të universitetit.
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara; Kryen punë të tjera të ngjashme sipas kërkesës së menaxhmentit dhe nevojave të Universitetit.




