Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Drejtues(KD) i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka mbajtur mbledhjen e radhën. Kryesuesi i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja e hapi mbledhjen dhe u shprehi mirëseardhje të gjithë anëtarëve. Në vijim u miratua rendi i ditës dhe procesverbali i mbledhjes së kaluar. Më pastaj pas shqyrtimit me propozim nga anëtarët e KD-së dhe me votim u zgjodh Komisioni për çështje statutare. Sipas Statutit të Universitetit, Komisionin për çështje statutare luan rol këshillëdhënës. Komisioni informon autoritetet e Universitetit lidhur me të gjitha rastet e moszbatimit të Statutit dhe akteve tjera në çështjet e caktuara nga autoritetet kompetente si dhe merr pjesë në hartimin ose jep mendimin në procedurën e përgatitjes së akteve dhe Rregulloreve të nxjerra nga Universiteti. Po ashtu në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues e formoi komisionin për ta këshilluar atë lidhur me kërkesat, ankesat dhe shkresat e tjera që i drejtohen Këshillit Drejtues.
Kryesuesi i mbylli mbledhjen duke ju dëshiruar të gjithëve punë të mbarë në kryerjen e detyrave të tyre.