Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e radhës
Në udhëheqjen e Kryesuesit Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren të mërkurën mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhja u mbajt në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me këtë Rend të Ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit lidhur me përcaktimin e rregullave për shqyrtimin e shkresave nga personeli akademik edhe joakdamik; Formimi i komisionit për hartimin e Rregulloreve si vijon: Hartimin e Rregullores për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik edhe joakademik dhe Hartimin e Rregullores për masat dhe procedurat disiplinore për studentë; Formimi i komisionit për hartimin e Rregullores për zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren; Formimi i komisionit për hartimin e Rregullores për përshkrimin e detyrave të punës të administratës të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren; Formimi i komisionit për hartimin e propozimeve për plotësim ndryshimin e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara në Këshillin Drejtues.
Pas shqyrtimit Këshilli drejtues miratoi këto pika të rendit të ditës dhe formoi komisionet përkatëse për kryerjen e punëve.