

Këshilli Drejtues miraton ekzekutimin e rreth 200 bursave për studentë
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit në mbledhjen e mbajtur më 4 maj, ka miratuar listën përfundimtare të studentëve përfitues të bursave, si dhe shumën e bursës në vlerë prej 500 euro për secilin student.
Ky vendim vjen pas përmbylljes së procesit të vlerësimit, i cili është zhvilluar në përputhje me kriteret e përcaktuara me rregullore.
Përzgjedhja e përfituesve është realizuar në mënyrë transparente dhe meritore, duke përfshirë edhe fazën e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga kandidatët.
Ndarja e bursave synon të mbështesë studentët në përballimin e shpenzimeve të studimit, si dhe të nxisë përkushtimin dhe arritjet e tyre akademike.
Universiteti mbetet i përkushtuar që përmes politikave të tilla të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të studimit dhe rritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Ekzekutimi i mjeteve financiare pritet të realizohet gjatë muajit maj, në përputhje me procedurat administrative dhe financiare në fuqi.




