Këshilli Drejtuesi miratoi Rregulloren e punës së këshillave të fakulteteve
Këshilli Drejtuesi i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten mbajti mbledhje të jashtëzakonshme, online me rend dite: Shqyrtimi dhe miratimi i Projektrregullores për punën e këshillave të fakulteteve. Paraprakisht Këshilli Drejtues e kishte dërguar te njësitë akademike projektrregulloren për të marr sugjerime eventuale të bazuara në dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në frymë demokratike pas diskutimeve nga ana e anëtarëve, KD miratoi Rregulloren e punës së këshillave të fakulteteve, me pesë vota pro dhe dy abstenime. Rregullorja në fjalë tani e tuje do të rregullojë punën e këshillave të fakulteteve, duke respektuar plotësisht dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe duke marr për referencë institucionet e ngjashme dhe praktikat më të mira demokratike gjithandej.