

Komuna e Gjakovës i bashkohet për herë të parë Shkollës Verore Ndërkombëtare si bashkëfinancuese
Gjakovë, 17 korrik 2025 – Komuna e Gjakovës, për herë të parë, do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare, e cila mbledh studentë dhe ligjërues ndërkombëtarë dhe vendorë për një program akademik dhe kulturor multidisiplinar.
Në takimin e mbajtur me këtë rast morën pjesë Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Mentor Alishani, koordinatori i Shkollës Verore, Prof. Rifat Morina, si dhe asistenti Milot Krasniqi, anëtar i këshillit organizativ.
Nga Komuna e Gjakovës, të pranishëm ishin Kryetari Ardian Gjini dhe Drejtoresha e Arsimit, znj. Eranda Baçi, të cilët shprehën përkushtimin institucional për të mbështetur iniciativa arsimore dhe ndërkombëtare që rrisin kapacitetet akademike dhe kulturore të të rinjve në Kosovë.
Mbështetja e Komunës së Gjakovës shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit lokal me projekte të karakterit ndërkombëtar, duke i dhënë Shkollës Verore një mbështetje të drejtpërdrejtë institucionale për herë të parë





