

Universiteti i Prizrenit dhe Zyra e Punësimit Suharekë forcojnë bashkëpunimin për integrimin e të rinjve në tregun e punës
Me datë 27.02.2026 u mbajt takim i rëndësishëm ndërmjet pëfaqësuesëve të Zyrës së Punësimit Suharekë, konkretisht udhëheqëses znj. Mehreme Hoxha dhe këshilltarit Liridon Baraliu me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren Assoc. Prof. Dr. Mentor Alishani, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e mundësive konkrete për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësinë që studentët e diplomuar në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren të realizojnë praktikën profesionale pranë Zyrës së Punësimit Suharekë. Kjo praktikë do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e aftësive praktike, njohjen me procedurat administrative, menaxhimin e rasteve të punëkërkuesve, si dhe përfshirjen në programe aktive të tregut të punës. Praktika në punë pranë zyrës së Punësimit realizohet me pagese ( pagë minimale) kurse masat tjera qe ofrohen nga kjo zyrë (superpuna, KGenu, Qeveria per Familjen) secila ka specifikat e saja te pagesës për cka dhe inkurajojmë studentët te vijnë dhe të vizitojnë zyret tona që të shfrytëzojnë këto shërbime.
Po ashtu, palët trajtuan mundësinë e ndërmjetësimit për realizimin e praktikës profesionale të të diplomuarve edhe në biznese private dhe ndërmarrje lokale, përmes koordinimit të Zyrës së Punësimit me sektorin privat.
Ky bashkëpunim synon:
- Rritjen e punësueshmërisë së të rinjve;
- Përshtatjen e aftësive akademike me kërkesat reale të tregut;
- Lehtësimin e tranzicionit nga arsimi në punësim;
- Forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat.
Ky takim përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërinstitucional, me synim krijimin e mundësive të reja për të diplomuarit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Institucionet u dakorduan që në vijim të konkretizojnë këtë bashkëpunim përmes një plani të përbashkët veprimi, duke planifikuar mbajtjen e nje sesioni informues para studenteve absolventë, duke vendosur bazat për një partneritet afatgjatë në funksion të zhvillimit profesional të të rinjve.
Nga Zyra e Punësimit Suharekë: Znj. Mehreme Hoxha, Udhëheqës e Zyra e Punësimit Suharekë
Nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren: Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren






