Konferenca e Akademikëve të Diasporës (Diaspora Academician Conference 2022)
Sot ka nisur punimet Konferenca e Akademikëve të Diasporës (Diaspora Academician Conference 2022), ku Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është bashkëorganizator. Kjo konferencë në kampusin e UBT bëri bashkë studiues dhe praktikues nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përfaqësues nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, për të shkëmbyer ide dhe përvoja nga profili i tyre akademik.
Në emër të universitetit një fjalë përshēndetëse e mbajti prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë Prof. Ass.Dr. Arsim Susuri, i cili në emër të rektorit Krrabaj, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, duke thënë se të gjithë mund të kontribuojnë në këto aktivitete duke bashkëpunuar me diasporën dhe universitetet ndërkombëtare, për të nxjerrë rezultate të larta.
Konferenca e Akademikëve të Diasporës (Diaspora Academician Conference 2022) do të vazhdoj edhe nesër, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren.