APLIKO KËTU !
KONKURS PLOTËSUES - AFATI I II-të PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE NË NIVELIN MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në bazë të kompetencave të përcaktuara sipas dispozitave të Statutit ‘’Ukshin Hoti’’Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 17.10.2023 ka miratuar propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2023/24, dhe ka miratuar kushtet dhe kriteret për regjistrim në studimet themelore – master. Propozimet e numrit të studentëve pas miratimit nga Senati, gjithashtu janë aprovuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
- Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në studimet postdiplomike – master për vitin akademik 2023/2024 do të regjistrojë 34 studentë.
- Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI-it, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistrojë deri në 12% përkatësisht deri 4 studentë të rregullt nga komunitetet jo shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin program të fakulteteve veç e veç.
I. KUSHTET E PËRGJITHSHME
- Në studimet postdiplomike-master në Universitetin‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren, mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet Baçelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha Institucionet e akredituara të Arsimit të Lartë në Kosovë. Në kushte të barabarta, përparësi pranimi do të kenë kandidatët të cilët i kanë mbaruar studimet themelore-Baçelor në Universitetin’’Ukshin Hoti’’në Prizren.
- Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në një program studimi, mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet master në një program tjetër. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve të njësisë akademike mund të caktojë provime diferenciale të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë/ngjashmërisë së programit me studimet themelore të kandidatit. Kandidatët do të kenë më së shumti deri në pesë provime diferenciale të cilave do t’iu nënshtrohen para komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga këshilli i njësisë akademike përkatëse.
- Të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës (vendimi për njohje/nostrifikim të diplomave lëshohet nga MASHTI).
- Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të Universitetit, nuk kanë të drejtë konkurrimi në një program tjetër studimi në Universitetin ”Ukshin Hoti” Prizren, pa i përfunduar studimet në programin ku janë duke vijuar studimet ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve. Kandidatët për pranim si studentë të UUHP-së në vitin akademik 2023/24 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, drejtim apo program.
II. PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE
Do të bëhet në përputhje me dispozitat e Statutit të Universitetit dhe Rregullores për Përcaktimin e Kritereve për Studime Master
- Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
-Suksesi në studimet themelore deri në 30 % të pikëve;
-Suksesi në provim pranues deri në 70 % të pikëve;
- Studentët e Universitetit ‘’Ukshin Hoti’’Prizren ,të cilët në studimet Baçelor kanë arritur notën mesatare 8.0 e më lartë, mund të regjistrohen drejtpërdrejt në studime Master. Përzgjedhja e kandidatëve deri te numri i paraparë me konkurs bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve baçelor, ndërsa studentët me pikë të barabarta me notën 8.0 të Universitetit në rast të plotësimit të numrit me notë të njëjtë i nënshtrohen provimit pranues.
- Studentët që kanë studiuar në Universitete dhe kolegje të tjera shtetërore apo private, ata pavarësisht notës mesatare do të seleksionohen pasi që janë përzgjedhur kandidatët që kanë studiuar në Universitetin‘’Ukshin Hoti’’në Prizren, dhe që i kanë plotësuar kriteret e parapara. Në rastet kur numri i kandidatëve të paraqitur është më i vogël se numri i shpallur me konkurs atëherë mund të pranohen edhe studentë me notë mesatare nën 8.0 por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues dhe kualifikues, mbi bazën e kritereve, të cilat i përcakton Fakulteti përkatës.
- Të drejtë pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë minimumin 40% ( për ata aplikues që do t’i nënshtrohen provimit pranues) nga numri i pikëve të parapara për provim pranues, deri në plotësimin e vendeve të kërkuara me konkurs. Kandidatët të cilët nuk e arrijnë pragun e kalueshmërisë nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuara sipas konkursit.
- Nëse numri i pikëve të disa kandidatë të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh suksesi i studimeve themelore. Në qoftë se edhe suksesi është i njëjtë atëherë përparësi do të kenë kandidatët e gjinisë femërore. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve, të cilët kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen zyrtare.
- Njësitë akademike fillimisht shpallin rezultatet preliminare, në bazë të të cilave rezultatet e kandidatëve që nuk janë pranuar fitojnë të drejtën e ankesës dhe vetëm pas shqyrtimit të ankesave dalin listat përfundimtare të cilat në asnjë rast nuk duhet të tejkalojnë numrin total të vendeve të shpallura në konkurs. Kandidatët që gjenden në fund të listës së të pranuarve sipas rezultateve preliminare nuk e kanë të garantuar vendin deri në përfundim të afatit të ankesave.
III. AFATET E KONKURSIT
- Aplikimi dhe paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 18.10.2023 deri më datë 23.10.2023 nga ora 09:00 deri 15:00 (çdo ditë përjashtuar të dielën) ditën e fundit aplikacionet pranohen deri në ora 16:00.
Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
–Fletë aplikacioni i plotësuar i cili shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti;linku për aplikim: smu.uni-prizren.com
-Ekstraktin e lindjes (origjinale).
-Diplomën origjinale , kopje të notirezuar , përkatësisht certifikatën e diplomimit origjinale ose të noterizuar.
-Pasqyrën e notave në studimet themelore, (përjashtuar kandidatët që studimet baçelor i kanë kryer në UUHP).
-Për kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës duhet të kenë edhe vendimin mbi nostrifikimin e diplomës.
-Kandidatët me rastin e aplikimit, bazuar në UA 09/2021 lirohen nga pagesa e provimit pranues.
-(ju lutemi që gjatë aplikimit plotësoni saktësisht të dhënat personale dhe informatat tjera sepse me këto informata do të kontaktojë Universiteti me studentët sidomos email-adresa ku ju do të njoftoheni për çdo aktivitet të Universitetit në relacionin Aplikues-Student-Universitet)
- Provimi pranues do të mbahet më datë 24.10.2023
-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi 24.10.2023 ora 11:00
-Fakulteti i Shkencave Kompjuterike- Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi 24.10.2023 ora 11:00
-Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit- Menaxhimi në Agrobiznes 24.10.2023 ora 11:00
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë njërin nga dokumente identifikuese: letërnjoftim, pasaportë apo patentë shoferin, pa njërën nga të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
- Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 24.10.2023 në ora 16:00 në faqen zyrtare të Universitetit.
- Afati për ankesa është më datë 25.10.2023 dhe 26.10.2023 deri në ora 23:59 ndërsa ankesa parashtrohet online smu.uni-prizren.com, dhe shqyrtimi i tyre do të bëhet më datë 27.10.2023 në ora 9:00 kandidatët duhet të jenë të pranishëm në shqyrtimin e ankesës.
- Ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më së largu më datë 27.10.2023 deri në ora 16:00.
IV. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR PAS SHPALLES SË REZULTATEVE
Fotografimi dhe regjistrimi i studentëve të pranuar:
-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi: 28.10.2023 – 31.10.2023 prej orës 09:00-15:00
–FSHK – Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi: 28.10.2023 – 31.10.2023 prej orës 09:00-15:00
– FSHJM- Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit – Menaxhim në Agrobiznes 28.10.2023 – 31.10.2023 prej orës 09:00-15:00
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
-Fletëregjistrimin e plotësuar
-Dy fotografi formati 6×4
Bazuar në UA 09/2021, kandidatët e pranuar lirohen nga pagesa për regjistrim të semestrave për herën e parë.
Luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar, në rast të lëshimit të këtyre afateve përgjegjësia bie mbi kandidatin për mosrespektim të tij. Kandidatët të cilët nuk arrijnë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.
Numri i studentëve për nivelin Master të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren – sipas programeve është si në tabelën:
Njësia Akademike | Programi | Kodi | Për studime të rregullta | Kandidatë nga komunitetet jo shumicë UA 09/2016
12% |
Gjithsej |
FAKULTETI I EKONOMISË | Administrim Biznesi | 01 | 19 | 3 | 22 |
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE | Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi | 27 | 11 | 1 | 12 |
V. KUSHTET E VEÇANTA PËR APLIKIM SIPAS FAKULTETEVE
- Administrim Biznesi :
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto fakultete-programe:
-Fakultetin e Ekonomisë,
-Fakultetin e Juridikut,
-Fakultetin e Shkencave Politike,
-Fakultetin e Agrobiznesit.
- Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi:
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto drejtime:
– Shkenca Kompjuterike,
– Telekomunikacion,
– Mekatronikë,
– Elektronikë,
– Informatikë Ekonomike,
– Matematikë Kompjuterike
– Matematikë- Informatikë, Teknologji-Informatikë.
PROVIMI PRANUES DO TË MBAHET NGA LËNDËT SI NË VIJIM:
FAKULTETI I EKONOMISË- Administrim Biznesi
- Makroekonomi;
- Mikroekonomi;
- Bazat e Menaxhimit;
- Financat e Korporatave;
- Marketing;
- Menaxhimi i Burimeve Njerëzore;
- Biznesi Ndërkombëtar;
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE- Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi
- Arkitektura Kompjuterike dhe Sistemi Operativ
- Rrjetat Kompjuterike
- Bazat e të Dhënave
- Logjika dhe Matematika
- Algoritmet dhe Programimi