Kryesuesi i KD-së Prof. Murrja dhe Prof. Maloku takuan Ministren e Arsimit, Elvis Kushi
Ministrja Kushi u zotua se dikasteri që ajo drejton është i përkushtuar që bashkëpunimi në mes të universiteteve nga Shqipëria e Kosova të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej, si dhe në këtë kuadër themelimi të një programi të nivelit Master mes dy universiteteve e ka mbështetjen e saj të pa rezervë.
Kryesuesi i KD-së Prof. Murrja e falënderoi Ministren për mirëpritjen dhe për mbështetjen e ofruar.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës kanë ndërmarr një iniciativë për ofrimin e një programi studimor të nivelit Master që do të ofronte diploma të dyfishta nga të dy universitetet, për të cilën gjë është duke u punuar në vazhdimësi që të bëhet realitet.