Kryetari i Këshillit Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja dhe u.d. Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencën dhe Edukimin (IConSE) e cila zhvillon punimet më 06-09 nëntor 2021 në Antalia, Turqi. Konferenca organizohet nga Shoqëria Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim dhe Shkencë (ISRES). IConSE është një konferencë vjetore e organizuar rregullisht. IConSE 2021 është konferenca e pestë e organizatës ISRES. Qëllimi i konferencës është të mbledhë studiues, studentë dhe administratorë nga vende të ndryshme dhe të diskutojë çështje teorike dhe praktike në të gjitha fushat e shkencave sociale dhe arsimit.