Maturantët e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë (SHMLM) “Luciano Motroni” në Prizren janë njoftuar lidhur me programet e studimit në Universitetin “Ukshin Hoti”-Prizren
Ass. Dorinë Rakaj, Ph. D. c.; Ass. Arbër Beshiri, Ph. D. c. dhe Ass. Fikret Ramadani, Ph. D. c., shpalosën ofertën akademike para maturantëve të SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren, lidhur me programet e studimit dhe mundësitë për të studiuar në Universitetin “Ukshin Hoti”-Prizren. Ata i njoftuan maturantët lidhur me programet e studimit që ofron universiteti dhe përfitimet e nxënësve, të cilët do të studiojnë në këtë universitet.