

Mbahet Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Ekonomi dhe Studime Administrative në Universitetin e Prizrenit
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren organizoi Konferencën e 3-të Ndërkombëtare të Ekonomisë dhe Studimeve Administrative, duke mbledhur akademikë, studiues dhe përfaqësues institucionalë nga vendi dhe rajoni.
Konferenca nisi me ceremoninë zyrtare të hapjes dhe fjalët përshëndetëse të Ministres së Ekonomisë së Kosovës, Dr. Artane Rizvanolli, Rektorit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Asoc. Prof. Mentor Alishani, Rektorit të Universitetit Tokat Gaziosmanpaşa nga Turqia, Prof. Dr. Fatih Yılmaz, Konsullit të Turqisë në Kosovë, Fatih Topçu, Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit Tokat Gaziosmanpaşa, Prof. Dr. Rüştü Yayar, si dhe Dekanit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Asst. Prof. Festim Tafolli.
Në kuadër të panelit hapës u prezantuan tema të ndryshme akademike nga studiues universitarë. Prof. Asoc. Dr. Llambi Prendi nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Shqipëri trajtoi temën “From Research Capacity to Innovation Impact in Practice”, Prof. Ass. Dr. Anera Musliu nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren prezantoi temën “Do Institutions Matter? The Role of Institutional Quality Indicators in Attracting FDI”, ndërsa Prof. Ass. Dr. Florin Aliu nga UBT prezantoi temën “The Epidemiology of Bitcoin: Modeling Adoption, Exit, and Re-Entry Dynamics”.
Kjo konferencë synon promovimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave shkencore dhe avancimin e diskutimeve në fushën e ekonomisë dhe studimeve administrative.
































