

Mbahet punëtoria e fundit në kuadër të projektit të përkrahur nga KUSA
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP)’’, më datë 25.11.2024, është mbajtur punëtoria e fundit me menaxhmentin e UUHP-së, stafin akademik, industrinë, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, dhe eksperten Diana Lekaj.
Në kuadër të kësaj punëtorie, ekspertja ka prezantuar rezultatet përfundimtare për zyrën e KTTO-së. Poashtu, gjatë kësaj punëtorie është bërë mbyllja e projektit si dhe pjesëmarrësve u ndanë certifikata për kontributin e dhënë gjatë projektit. Rektori Alishani falënderoi Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe KUSA-n për mbështetjen dhe financimin e këtij projekti si dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në suksesin e këtij projekti.
Koordinatorja e këtij projekti falënderoi Ambasadën dhe KUSA-n për mbështetjën e vazhdueshme, ekspertet Petra Karanikic dhe Diana Lekajn, menaxhmentin, dekanët e njësive akademike, stafin akademik, industrinë, stafin administrativ si dhe ekpin e projektit për angazhmin e tyre përgjatë gjithë projektit.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’


































