

Mbahet punëtoria e radhës me menaxhmentin e UUHP-së, industrinë, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP)’’, më datë 30.10.2024, është mbajtur punëtoria e radhës me menaxhmentin e UUHP-së, industrinë, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, dhe eksperten Diana Lekaj.
Në kuadër të kësaj punëtorie, pjesëmarrësit kanë diskutuar matricat e punëtorisë së kaluar. Gjithashtu, ata punuan në grupe për të hartuar bizneset/institucionet/industritë për bashkëpunim me zyrën e KTTO-së. Ekspertja se bashku me pjesëmarrësit diskutuan analizën SWOT për zyrën e KTTO-së.
‘‘Ky projekt u financua përmes grandit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’





