

Mbahet punëtoria e radhës me menaxhmentin, stafin akademik, përfaqësues nga zyra e cilësisë, dhe eksperten Diana Lekaj
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP)’’, më datë 13.11.2024, është mbajtur punëtoria e rradhës me menaxhmentin e UUHP-së, stafin akademik, industrinë, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, dhe eksperten Diana Lekaj. Në kuadër të kësaj punëtorie, ekspertja ka prezantuar pyetësorin për zyrën e KTTO-së si dhe ka bërë validimin e SWOT analizës të paraqitur në punëtorinë e kaluar.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’





