

Mbahet punëtoria e radhës në kuadër të projektit të KUSA, 5.06.2024
Më datë 5.6.2024 është mbajtur punëtoria e rradhës në kuadër të projektit të KUSA ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP).’’
Punëtoria është mbajtur me anëtarët e Bordeve Këshilldhënëse të njësive akademike, menaxhmentin e UUHP-së, Prorektoret, Sekretarin e Përgjithshëm, eksperten Diana Lekaj, dhe ekipin e projektit. Në këtë takim, ekspertja ka prezantuar planin e veprimit të KTTO-së. Gjithashtu, në këtë punëtori anëtaret e BKI-së kanë dhënë rekomandimet e tyre e të cilat do të përfshihen në Planin Strategjik (2024-2028), planin e kërkimit, buxhetin dhe planin e veprimit.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’






