

Mbahet punëtoria e radhës në kuadër të projektit të KUSA (CRIKT), 27.06.2024
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP)’’, më datë 27.6.2024, është mbajtur trajnimi i parë me temën ‘‘Research and Development’’.
Trajnimi është mbajtur me menaxhmentin e UUHP-së, stafin akademik dhe ekipin e projektit nga ekspertja Petra Karanikic, Oëllimi i tajnimit ishte që t’i njoftojë pjesëmarrësit me kornizën e plotë për kërkim dhe zhvillim (R&D), që mbulon të gjithë ciklin e kërkimit, nga faza e konceptimit deri te komercializimi, duke përfshirë këtu edhe metodologjinë e menaxhimit të projektit.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’






