

Mbahet punëtoria e radhës në kuadër të projektit të përkrahur nga KUSA
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren’’, më datën 30.9.2024, është mbajtur punëtoria e radhës me menaxhmentin, dekanë, stafin akademik, përfaqësues nga Zyra e Cilësisë, BKI-në dhe eksperten Diana Lekaj.
Në kuadër të kësaj punëtorie, pjesëmarrësit kanë punuar në dy matrica që kishin të bënin me identifikimin e infrastrukturës ekzistuese që ofron Universiteti, ekspertizën e stafit akademik për sektorin privat si dhe identifikimin dhe listimin e aktiviteteve dhe shërbimet e nevojshme që mund të ofrohen nga industria.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’




